Shkëndija U16 mundi moshatarët e saj të FC Shkupit dhe kualifikohet në finale, shkëlqen Hisar Ali

Përveç futbollit në konkurrencë të seniorëve, sot në vendin tonë prezent ishte edhe futbolli për grupmoshat e reja, e ku në qendër të vëmendjes ishte dueli gjysmëfinalë i Kupës së Maqedonisë, midis dy skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe FC Shkupit, që njëherit njihen mirë me akademinë e tyre që posedojnë, shkruan “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, Shkëndija U16 që udhëhiqet nga trajneri Taxhedin Kasami mundi bashkëmoshatarët e FC Shkupit me rezultatin 5:2, duke siguruar kështu finalen e madhe.

Edhe në këtë ndeshje te ekipi U16 i Shkëndijës, shkëlqeu sulmuesi Hisar Ali, njëherit pjesë e përfaqësueses së U17 të Maqedonisë, i cili realizoi dy gola, derisa nga një gol tjetër për “kuqezinjtë”  nga Tetova shtuan edhe Ylber Veseli,Omer Luma dhe Bujamin Velija.

Në anën tjetër për FC Shkupin, që kishte avansuar i pari në këtë ndeshje, shënuan, Furkan Hirda dhe Nejazi Nuhiju.

Në finalen e madhe Shkëndija U16 do të mirëpret fituesin nga përballja midis Bregallnicës dhe ekipit të KF Cool, ndeshje kjo që zhvillohet në Shtip gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 14:00. Ndërkohë finalja e madhe e gjeneratës U16 për trofeun e Kupës së Maqedonisë, në program është me datë 25 Maj në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër. (infOSport.mk)

Leave a Reply