Ali Adem: Kundër Bregallnicës vetëm fitorja vjen në konsideratë!

FC Shkupi rikthehet në stadiumin e Çairit, ku do të përballet me skuadrën e Bregallnicës nga Shtipi.

Padyshim se dy pikë të humbura javën e kaluar në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, ishin të një rëndësie të madhe, mirëpo ajo ndeshje i takon së kaluarës dhe tashmë e gjithë vëmendja është e përqëndruar te Bregallnica, një kundërshtarë tjetër mjaft i papërshtatshëm.

Për këtë duel nga tabori i FC Shkupit është prononcuar mesfushori Ali Adem, i cili mes tjerash ka thënë se do të jetë ndeshje e vështirë, por tri pikë duhet fituar patjetër.

“Do të jetë ndeshje tepër e vështirë për ne, por besoj se në Çair fitorja do të jetë e yna dhe të harrojmë ndeshjen e fundit me Tikveshin. Jemi maksimalisht të fokusuar dhe të motivuar për fitore, sepse nuk kemi të drejtë të humbim pikë, përndryshe çdo rezultat tjetër për ne do të jetë dëshpërues” – tha mesfushori Ali Adem.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Bregallnicës sikurse edhe 4 ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, starton në ora 16:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply