Janë zhvilluar takimet e javës së 27-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Struga Trim Lum dhe Shkëndija ishin skuadrat që shënuan fitore bindëse ndaj kundërshtarëve të tyre, derisa në 3 ndeshjet tjera u shënua vetëm një gol, që i dha fitoren Rabotniçkit përballë rivalit lokal, Skopjes.
Ndryshe Struga Trim Lum regjistroi fitore 6:2 ndaj Pobedës, skuadër kjo që kishte kaluar e para në avantazh me golin e Besnik Feratit. Megjithatë pjesa tjetër në tërësi foli për liderin, që u udhëhoq nga Besart Ibraimi, i cili regjistroi “tripletën” e tij të parë me fanellën e Struga Trim Lum, ndërsa tre golat tjerë mbajnë firmën e Besmir Bojkut, Suhel Muharemit dhe Bunjamin Shabanit.
Edhe Shkëndija ishte e pamëshirshme ndaj Tikveshit, duke e mundur me shifrat 4:1. Gjithçka nisi me golin e bullgarit Nasko Milev, për të vijuar më pas me golat e tyre dy futbollistët nga Shqipëria, Klisman Cake dhe Erald Çinari, i cili shënoi dy golat e fundit. Golin e nderit për skuadrën nga Kavadari, e realizoi Varelovski në minutën e 76-të, kur kishte shnëuar për 3:1.
Ndërkohë Bregallnica dhe Sileksi në Shtip barazuan pa gola, njëjtë sikurse edhe Makedonija Gj.P dhe Ak.Pandev, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup.
Këtë xhiro, i lirë ishte FC Shkupi, që tashmë renditet në pozitën e tretë me 45 pikë. Lidere edhe më tej mbetet skuadra e Struga Trim Lum që pas 27 xhirove numëron 53 pikë, 6 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 27 |
||||||||||||||||||
|