Jasir Asani fitoi zemrat e tifozëve shqiptarë që në debutimin e tij me fanellën e kombëtares shqiptare. Shkupjani ishte një ndër më të mirët e atij takimi të zhvilluar në tokën plake, duke u dalluar nga të tjerët. Pas asaj paraqitje në adresë të tij erdhën shumë lëdata dhe elozhe, si dhe hapësirë shumë e madhe mediatike.
Së fundmi Asani në një intervistë për “Kleagueunited” në Korenë e Jugut, ka treguar arsyen se pse zgjodhi Shqipërinë para Maqedonisë.
“Kam marrë ftesën e Kombëtares shqiptare vetëm pesë ditë para grumbullimit të tyre. Gjithmonë kam qenë në pritje për Kombëtaren dhe ishte ndjenja më e mirë. Do të jap gjithçka, shpirtin për Kombëtaren, gjithmonë. Unë kam luajtur për Maqedoninë e Veriut, kam lindur atje dhe familja jeton atje, por ne jemi shqiptarë të Maqedonisë. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Shqipërinë sepse jam shqiptar dhe jam shumë i lumtur që debutova me këtë fanellë”, – tha Asani, i cili në të kaluarën kishte luajtur edhe me shpresat e Maqedonisë, duke mbrojtur ngjyrat e U21, U20 dhe U19.
Aktualisht Asani është pjesë e skuadrës së Gëangju FCe në Korenë e Jugut, për të cilën skuadër në 5 ndeshje ka regjistruar 4 gola.