Ernest Gjoka nuk është më trajner i Ohod Al-Medina, raporton “Neësport.al”, përcjellë “infOSport.mk”.
Ai është kthyer në Tiranë duke vijuar të jetë pjesë e paneleve sportive në Shqipëri.
Rezultatet jo të mira kanë bërë që arabët t’i japin “duart” 53-vjeçarit, i cili kishte si ndihmës edhe Renato Arapin.
Ernest Gjoka është një emër i njohur në kampionatin shqiptar, por edhe më gjërë. Ai do të mbahet mend gjatë për titullin kampion të fituar me Kukësin para 6 vitesh, kur me ekipin e tij nuk u mposhtën në asnjë ndeshje në Superligën shqiptare.
Përveç Kukësit, Gjoka në Shqipëri ka drejtuar edhe shumë skuadra tjera, ndërsa nga tetori i vitit 2019 deri me 1 gusht të vitit 2021 kishte drejtuar Shkëndijën e Tetovës, me të cilën skuadër sezonin e tij të fundit ishte shpallur kampion.