Skuadra e Lirisë nga Prizreni, që udhëhiqet nga strategu tetovar, Xhengis Rexhepi, e ka fituar derbin e javës së 21-të në “Viva Fresh Ligën e Parë –A” të Kosovës në futboll, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra prizrenase shënoi fitore bindëse 3:0, duke bërë një hap tjetër të madh drejt Superligës së Kosovës.
Serinë e golave në këtë ndeshje që dhuroi edhe spaktakël në tribuna, e hapi Liridon Fetahaj me golin e shënuar në minutën e 21-të.
Futbollisti i “bardhezinjëve” deri tek goli erdhi pas një udhëheqje të topit që nga gjysmëfusha e skuadrës së tij, që më pas me një driblim të mrrekullueshëm të shmang disa futbollistë kundërshtarë dhe me të majtën e tij të shënoj një super gol për rezultat 1:0.
Tetë minuta më vonë, Astrit Berisha dyfishoi epërsinë e Lirisë, që në pushim shkoi me dy gola epërsi.
Ndërkohë një supergol i shënuar nga Qemail Elshani në minutën e 75-të, vulosi fitoren e thellë të skuadrës prizrenase, që pas 21 xhirove renditet në pozitën e dytë në renditje, me 40 pikë, vetëm një pikë më pak se lideri Feronikeli. (infOSport.mk)