Mançester Junajtedi është gjobitur me 65,000 sterlina (74,000 euro) për rrethimin e arbitrit në ndeshjen e FA Kupës kundër Fulhamit gjatë muajit të kaluar.
“Djajtë e Kuq” e kishin pranuar se kishin dështuar që të sigurojnë që lojtarët të sillen në mënyrë të rregullt.
Kjo gjë vjen pas një incidentit në pjesën e dytë të ndeshjes, i cili pa lojtarët e Junajtedit duke protestuar ndaj arbitrit Kris Kavanagh për lojë me dorë nga Villian në zonën e penalltisë.
Penalltia u akordua, dhe e njëjta rezultoi me karton të kuq për Villian dhe trajnerin e Fulhamit, Marko Silva, për shkak se dyshja u revoltuan ndaj vendimin të arbitrit, i cili ishte bërë pas rishikimit të VAR-it.
Aleksandar Mitroviç gjithashtu u largua nga loja me karton të kuq, dhe më pas u suspendua me tetë ndeshje pas një shtyrje drejt referit Kavanagh.
Atë kohë nuk kishte asnjë dënim për lojtarët e Junajtedit, mirëpo së fundmi FA ka vendosur të ndëshkojë klubin në vend të lojtarëve.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e lëshuar nga FA lidhur me dënimin në fjalë:
“Mançester Junajtedi është gjobitur me 65,000 sterlina, pasi lojtarët e tij rrethuan një zyrtar të ndeshjes gjatë minutës së 71-të të ndeshjes së tyre kundër Fulham në Kupën FA të dielën, 19 mars 2023.
Klubi pranoi se nuk arriti të sigurojë që lojtarët e tij të sillen në mënyrë të rregullt dhe të mos sillen në një mënyrë të pahijshme”, shkruante në komunikatën e FA.