Struga Trim Lum ka shkruar histori, duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Maqedonisë. Skuadra e themeluar vetëm në vitin 2015, deri te ky sukses i jashtëzakonshëm erdhi falë një organizimi të mirëfilltë gjatë këtyre viteve, por edhe një sponzori të fuqishëm që i qëndron mbrapa si Trim Lum.
Në takimim gjysmëfinal të zhvilluar sot para tifozëve tanë, falë golit të shënuar nga Mexhit Neziri, mundëm Sileksin me rezultatin minimal 1:0, duke iu hakmarrë në këtë mënyrë për disfatën e para dy viteve, po në gjysmëfinale të Kupës.
Goli i ish futbollistit të Shkëndijës në fund doli të jetë edhe vendimtarë në këtë kualifikim të Struga Trim Lum në finalen e madhe, aty ku do të pres fituesin nga përballja midis Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P.
Në takimin e zhvilluar në Tetovë, 90-të minutat nuk dhanë fitues, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, ashtu që vetëm penaltitë do të japin emrin e finalistit të dytë.
Skuadra shkupjane avansoi falë golit të Esmin Liçina që në minutën e 12-të, ndërsa për barazimin e Shkëndijës u përkujdes bullgari, Nasko Milev, me golin e realizuar në minutën e 65-të.