Makedonija GJ.P kundërshtarë i Struga Trim Lum në finalen e madhe të Kupës (VIDEO)

Makedonija GJ.P do të jetë kundërshtari i Struga Trim Lum në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, pasi skuadra shkupjane në gjysmëfinalen e dytë eliminoi Shkëndijën, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar në Tetovë gjatë 90-të minutave u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, ashtu që vetëm përmes penaltive u bë i ditur fituesi i këtij takimi.

Skuadra shkupjane avansoi që në fazën e hershme, kur Esmin Liçina nga afërsia shënoi në rrjetën e Taleskit.

Shkëndija golin e barazimit e gjeti në minutën e 65-të me anë të bullgarit Nasko Milev, i cili pak minuta para golit të shënuar kishte qëlluar edhe traverzën. Edhe pse i njëjti tentonte që të rrezikonte portën e Stevkovskit, ky i fundit arriti që të ruaj portën e tij të paoprekur deri në fund, me ç’rast ndeshja menjëherë iu drejtua penaltive, aty ku më të suksesshëm dolën të jenë futbollistët e Makedonija GJ.P.

Skuadra e trajnerit Goran Simov në fund regjistroi fitore 4:3, kjo falë huçjeve të futbollistëve vendas, si Erald Cinari, Lupçe Doriev dhe Kamer Qaka, derisa në anën tjetër futbollistët që nuk shënuan ishin Esmin Liçina dhe braziliani Andrej Jago.

Golin e fitores në serinë e 6-të për Makedonija GJ.P e realizoi Samake.

Kështu Makedonija GJ.P për herë të dytë me rradhë do të luaj në finalen e madhe, pasi edicionin e kaluar me Muharem Bajramin si trajner në finalen e madhe mundi Sileksin, gjithashtu përmes ruletit të penaltive.

Finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë për vitin 2023 midis Struga Trim Lum dhe Makedonija GJ.P në program është me datë 17 maj. (infOSport.mk)

Leave a Reply