Entoni Xhoshua ka fituar super përballjen me boksierin amerikan, Xhermejn Franklin, edhe atë me një vendim unanim të gjyqtarëve.
Britaniku Xhoshua triumfoi pas 12 raundeve, atje ku pas luftës vlerësimi i gjyqtarëve ishte në anën e tij118-111, 117-111 dhe 117-111.
Xhoshua e kishte një dominim gjatë meçit, por që edhe kundërshtari u tregua shumë i fortë, madje e rrezikoi në disa raste.
Kjo fitore e rikthen përsëri Xhoshuan në garë për përballje të mëdha të titullit kampion.
Megjithatë, një moment aspak i mirë ndodhi pas gongut të fundit, atje ku situata eskaloi dhe mund të kishte një përplasje të gjerë mes dy kampeve.
Për Xhoshuan ishte kjo fitorja e 25-të në karrierë, ku ka pësuar edhe 3 disfata, ndërsa në anën tjetër amerikani pësoi edhe disfatën e dytë në karrierë, në të cilën numëron edhe 21 fitore.(infOSport.mk)