Skuadra kampione në fuqi e Milanit i ka mbajtur leksion futbolli liderit aktual dhe me shumë gjasa kampionit të ri të Italisë, Napolit, duke e mundur në stadiumin “Diego Armando Maradona” me shifrat 4:0, njofton “infOSport.mk”.
“Rossonerët” zhvilluan ndeshjen e tyre më të mirë të sezonit, ndërsa edhe njëherë tjetër shkëlqeu Rafael Leao, që shënoi dy gola, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Braim Dias dhe Aleksis Salemakers.
Në këtë mënyrë Milani vazhdoi me rezultatet positive në përballjet e fundit si mysafir ndaj “napolitanëve”, duke pasur parasysh se në Napoli nuk pësojnë disfatë që nga gushti i vitit 2018-të.
Ndërkohë Stefano Pioli sonte regjistroi vetëm fitoren e dytë në përballjet ndaj homologut të tij, Luçiano Spalleti, nga gjithsej 14 përballje mes tyre. (infOSport.mk)