Dy vëllezër, mirëpo në dy skuadra të ndryshme zbritën sot në fushën e stadiumit në Gjorçe Petrov, aty ku ekipi nikoqir i Makedonija GJ.P në fund regjistroi fitore 2:1 përballë rivalit lokal, Rabotniçkit, njofton “infOSport.mk”.
Fjala është për vëllezërit Aleksovski, Filip dhe Igor, që aktualisht mbrojnë ngjyrat e skuadrave shkupjane, Makedonija GJ.P, gjegjësisht Rabotniçki.
Filipi, vëllai më i vogël i familjes Aleksovski, që aktualisht mbron ngjyrat e skuadrës së Makedonija Gj.P, ishte më i merituari për fitoren e skuadrës së tij, duke shënuar golin e triumfit në rrjetën e vëllait të tij më të madh, Igor Aleksovski.
Është ky një ndër momentet e rralla në futbollin vendor, kur janë në pyetje përballjet mes vëllezërve, pasi jo shpesh ndodh ky kombinim vëllazëror, lojtar – portier. (infOSport.mk)