Pas pauzës dy javore, në fundjavë rikthehen ethet e futbollit në vend

Pas pauzës dy javore për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret e Europianit të vitit 2024 si dhe miqësores së zhvilluar ndaj Ishujve Faroe, rikthehen ethet e futbollit vendor, këtë herë në nivel klubesh, njofton “infOSport.mk”.

Java e 25 në elitën e futbollit vendor do të luhet në dy ditë. Gjithçka nis të shtunën me ndeshjen midis dy skuadrave nga kryeqendra jonë, Makedonija GJ.P-Rabotniçki, derisa një ndeshje tjetër mes dy skuadrave shkupjane do të zhvillohet edhe të dielën, kur në Çair, mejdanin do të ndajë FC Shkupi dhe Skopje.

Dueli më joshes i javës është ai ndërmjet Struga Trim Lumit dhe Akademia Pandevit. Skuadra strugane po lufton për titullin e kampionit, ndërkohë Akademia Pandev në rast humbjeje në këtë takim do të bënte një hap shumë të rrezikshëm drejt mbijetesës.

Shkëndija është favorite absolute në ndeshjen ndaj Pobedës, ashtu që çdo rezultat tjetër përveç fitores së “kuqezinjëve”, do të ishte një senzacion i vërtetë.

Mjaft paqartësi pritet të ketë në përballjen në Shtip, midis Bregallnicës dhe Tikveshit, me këta të fundit që nuk e nisën mbarë stinorin pranveror, aty ku kanë regjistruar vetëm një fitore. Në anën tjetër Bregallnica numëron 3 fitore dhe 2 barazime, duke figuruar më lartë se skuadra nga Kavadari.

I lirë këtë xhiro është ekipi i Sileksit. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 25

Makedonija Gj.P 01.04 (15:00h) Rabotniçki
Struga Trim Lum 02.04 (15:00h) Ak.Pandev
FC Shkupi 02.04 (15:00h) Skopje
Shkëndija 02.04 (15:00h) Pobeda
Bregallnica 02.04 (15:00h) Tikveshi
Sileksi i lirë  

Leave a Reply