Arijan Ademi i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Dinamo Zagreb pas plotë 13 vitesh, duke vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në kampionatin kinez të futbollit.
Mesfushori shqiptarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por i lindur dhe i rritur në Zagreb të Kroacisë, gjatë ditës që lamë pas është prezantuar te skuadra e tij e re, Beijing Gouan.
Me këtë rast atij i ishte organizuar një lamtumirë e paharruar nga grupi i tifozëve të Dinamos, “BBB”, ndërsa së fundmi Ademi është nderuar në mënyrë të veçantë edhe nga vetë klubi dinamovitë, drejtuesit e së cilës skuadër madje kanë thyer traditën, dhe për herë të parë në histori do të tërheqin numrin e një fanelle, e gjithë kjo në nder të mesfushorit shqiptarë i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut në arenën ndërkomëbtare.
“Arijan Ademi, simboli, modeli, kapiteni dhe lideri, u largua nga GNK Dinamo pas gati 13 vitesh me fanellën blu. Ditët e kaluara janë shkruar me qindra komunikata dhe mesazhe tifozësh me rastin e lamtumirës së kapitenit dhe vetë klubi e ka falënderuar emocionalisht Ademin për gjithçka që ka dhënë për fanellën blu.
Kapiteni ynë e meritoi, para së gjithash, me paraqitjet, golat, asistimet, trofetë dhe më e rëndësishmja – me sjelljen e tij. Vitet që kaloi në klub do të jenë gjithmonë një frymëzim i pashtershëm për të gjithë lojtarët e Dinamos. Është e pamundur të shprehim plotësisht respektin dhe mirënjohjen që ndjejmë për kapitenin tonë.
Jemi të vetëdijshëm që në futboll është shumë mosmirënjohëse të tërhiqesh një numër. Duke parë historinë e Dinamos dhe cilat legjenda luajtën për klubin tonë dhe lanë gjurmë të mëdha, GNK Dinamo vendosi të mos tërhiqej asnjë numër të vetëm për respekt për të gjithë të mëdhenjve që luajtën për klubin tonë.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, klubi ka marrë vendim që numri pesë të tërhiqet nga përdorimi në skuadrën blu derisa Arijan Ademi të vendosë të mos luajë më aktivisht në futboll, pra deri në përfundimin e karrierës së tij. Deri në atë moment, numri 5 i Dinamos do të jetë ekskluzivisht i rezervuar për të”, shpjegoi Dinamo Zagreb në komunikatën për tifozët duke i shpjeguar vendimin unik në historinë e këtij klubi.