Super debutim i Asanit me kombëtaren shqiptare, ja çfarë tha shkupjani pas ndeshjes!

Shkupjani Jasir Asani të hënën në mbrëmje në stadiumin “PGE Narodoëy” në Varshavë debutoi me kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, njofton “infOSport.mk”.

Kombëtarja shqiptare edhe përkundër paraqitjes së denjtë në debutimin e trajnerit brazilian, Silvinjo, në fund pësoi disfatrë minimale, ndërsa pas ndeshjes nga tabori i “kuqezinjëve”, ka folur edhe Jasir Asani, që gjithashtu debutoi me fanellën e Shqipërisë.

“Kisha shumë emocione përpara ndeshjes. Shokët më thanë ta merrja me qetësi. Jemi të mërzitur, pësuam një gol për mungesë përqendrimi. Ky është futbolli. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në përgjithësi, të vazhdojmë kështu” u shpreh Jasir Asani, i cili tregon për emocionet që ka pasur pas marrjes së ftesës nga ana e trajnerit Silvinjo, i cili i dha madje edhe  besimin e titullarit.

“Kam folur gjithë javës me trajnerin. Kam pasur shokë që e kanë pasur trajner Sylvinhon. Më kanë thënë fjalë shumë të mira për të si trajner dhe njeri. Do të bëjmë gjëra të mëdha. Ishte një emocion i paparë kur mora ftesën” – tha Asani, i cili beson se me paraqitjen e tij kundër Polonisë, i kënaqur të ketë mbetë edhe trajneri Slilvinjo.

“Ai më tha që të vazhdoja kështu dhe të jap edhe më shumë maksimumin. Që të arrijmë fitore me Kombëtaren. Besoj se është i kënaqur me mua. Të gjithë dhamë maksimumin. Kemi një skuadër shumë të mirë”, përfundoi Asani, i cili luajti deri në minutën e 70-të, duke i lënë vendin edhe një debutuesi tjetër, Anis Memeti, që luan në Angli me skuadrën e Bristol Siti. (infOSport.mk).

Leave a Reply