Qyteti i Ohrit përmes lidhjeve të Klubit të Futbollit Voska Sport, gjegjësisht pronarit Nefi Useini bëhet tërheqëse për investime të huaja në futboll, infrastrukturë dhe biznes.
Pronari i skuadrës angleze që luan në Championship, Rotherham United, Tony Steward, ka qëndruar disa ditë në vizitë te pronari i FC Voska Sport, Nefi Useini, derisa duke eksploruar qytetin e Ohrit e kapacitetet turistike dhe të infrastrukturës sportive, është hapur mundësia e shyrtimit të bashkëpunimit eventual në të ardhmen.
Pas ish-futbollistit të njohur anglez Brian Deane që qëndroi në Ohër kohë më parë, tashmë ardhja e pronarit të Rotherham United, Tony Stewart e bën FC Voska Sport adresë të hapur për bashkëpunim në të ardhmen dhe gjithë kjo falë miqve të përbashkët në krye me Françesko Murseli-n nga Kosova me qëndrim dhe veprim në Norvegji.
Tony Stewart: “Unë mendoj se kjo është mundësi shumë e mirë dhe është fakt se unë kam ardhur të shoh Voskën dhe pronarin. Ai është duke bërë punë vërtet të mirë për Voskën. Unë jam në futboll tashmë 15-të vite, ai është tashmë 5 vite. Ne jemi duke folur dhe unë i kam bërë ftesë atij të vijë në Britaninë e Madhe ta shohë stadiumin tonë dhe të shohim nëse do të ketë mundësi për të lëvizur përpara.”
Tony Stewart: “Unë mendoj se mund të shoh se brenda pesë viteve Voska ka mundur të bëhet klub të cilin njerëzit këtu në Maqedoni ta shohin me seriozitet. Unë mendoj se janë duke u bërë investime falë angazhimit nga një afarist i mire. Unë kam parë fushat ku bëhen stërvitjet dhe e dij se e ardhmja është e mirë për Voskën. Dhe kjo është mirë edhe për Maqedoninë, kështu që jam duke shikuar përpara për të punuar me atë. Nëse ne shohim njëri-tjetrin më shpesh, ai tash do të vijë së shpejti në Rotherham, ne sigurisht mund të bëjmë që zhvillimi i gjërave të ec përpara.”
Tony Stewart: “Sot Voska është ekip që ka përparuar dhe ka ecur para. Si që thash unë jam 15-të vite në Rotherham. Kemi nisur nga fundi dhe tash jemi në Championship duke punuar fortë për të arritur në Premierligë dhe si që e dimë është një qëllim i madh. Pra do të thoja se ne do të punojmë bashkë. Sepse ne realisht kemi kaluar shumë mirë në Maqedoni. Njerëzit kanë qenë të mrekullueshëm. Më duhet ta pranoj këtë, sepse ka qenë vërtet një përvojë shumë e mirë dhe unë mendoj se si fansa ne do të punojmë bashkë. Dhe kush e din se në të ardhmen mund të kemi ndonjë partneritet zhvillimi për të dyja ekipet.”
Tony Stewart: “Unë mendoj në shumë prespektiva. Është hera e parë që gjendem në Maqedoni, kam pëlqyer atë që kam parë. Dhe unë shikoj përpara për të qenë i lidhur me këtë vend, sepse mua më pëlqyen njerëzit, pëlqeva atë që kam parë dhe unë do të flas gjëra pozitive dhe mendoj se në do të bëjmë biznes nëse lëvizim përpara.”
Tony Stewart: “Isha pesë ditë dhe jam i sigurt se do të vij sërish. Unë kam parë mikëpritje, kam parë barazi në dy drejtime dhe nuk kam parë diçka ndryshe, e cila është njëjtë si në Britaninë e Madhe. Kam parë njerëz që duan të bëjnë gjëra të mira. Por ajo që kam parë në Maqedoni është zhvillimi dhe mendoj se ky është qytet i mrekullueshëm. Mendoj për hapsirat që kam parë dhe kam udhëtuar dhe mendoj se është një vend eksitues. Eksizton dëshira për zhvillim dhe për të bërë vendin aktiv në marketin botëror, jo vetëm në marketin europian. Siç thash jam i ngazëllyer me mikëpritjen, vlerën e mirë të parasë. Dhe në vendin tim do tu them njerzve se, nëse ju dëshironi të keni pushime dhe doni që vlera e parave tuaj të ketë vlerë në ato pushime, ky është vendi për të shkuar.”