Grumbullimi i përfaqësueses, Sejdini mirëpret dy yjet e Dinamo Zagrebit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll ka nisur përgatitjet për ciklin e ri eliminatorë. Kundërshtarë i parë i “verdhekuqve” në ndeshjet e marsit do të jetë përfaqësuesja e Maltës, ndeshje kjo që në program është të enjten e 23 marsit, njofton “infOSport.mk”.

Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini për të qenë sa më afër dhe për t’ju afruar mbështetje sa më të madhe futbollistëve për këtë ndeshje, sot në hotel “Hilton”, aty ku është vendosur ekipi përfaqësues ka mirëpritur dy yjet e Dinamo Zagrebit, Arijan Ademin dhe Stefan Ristovskin, të cilët erdhën me vonesë, kjo për shkak se vetëm dje kishin zhvilluar një ndeshje me skuadrën e tyre në elitën e futbollit kroat.

Kundër Rijekës, mesfushori shqiptarë, Ademi, zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e shumë herë kampionëve të Kroacisë, me ç’rast tifo grupi i Dinamo Zagrebit “BBB”, i kishin përgatitur një lamtumirë shumë emocionale, për kontributin e dhënë për gjatë 12 viteve, ku kishte regjistruar plotë 373 paraqitje me fanellën “blu” të gjigandëve nga Zagrebi.

 

Leave a Reply