Episodi i tmerrshëm ndodhi kur kishin kaluar vetëm 25 minuta të ndeshjes së vlefshme për javën e 24-të në elitën e futbollit vendor midis Akademia Pandev dhe FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori difenziv i skuadrës shkupjane, Ali Adem, në tentativë për të kapur topin, goditi fort me shkelm në kokë mesfushorin e Akademia Pandev, Ilija Donov, duke e dëmtuar rëndë!
Ndërhyrja ishte e dhunshme, një horror i vërtetë për fushat e futbollit në vend.
Ndeshja u ndërpre përkohësisht, ndërsa me plotë të drejtë arbitri Dimitar Pileshkov ndëshkoi me të kuq mesfushorin e FC Shkupit, Ali Adem, për të cilin ishte ky kartoni i dytë i kuq këtë edicion, pas atij ndaj Sileksit në kuadër të javës së 9-të. (infOSport.mk)