Caktohen arbitrët në Ligën e Dytë, Josip Barton kryesori i derbit Voska Sport – Pelister

Ndeshjet e javës së 21-të në Ligën e Dytë futbollistike do të zhvillohen në tre ditë të ndryshme, edhe atë duke filluar nga e shtunja, për të përfunduar me super derbin e së mërkurës në Ohër midis Voska Sport dhe Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Këtë ndeshje do ta referojë arbitri shkupjan Josip Barton, ndërsa emra të njohur të arbitrëve, si ai i struganit Jovan Kaçevski dhe shkupjanit tjetër Igor Stojçevski, do të referojnë ndeshjet Lokomotiva dhe Vardar, gjegjësisht Sasa-Teteks.

Që të dyja këto ndeshje në program do të jenë të dielën, njëjtë sikurse edhe ajo midis Karaormanit dhe Kozhuvit në Strugë, ku drejtësinë do ta ndajë Sashko Ristov nga Gjevgjelia, Borecit dhe KF Arsimit, në të cilën ndeshje do të referojë Spire Arsov nga Koçani, dge Detonit Plaçkovica dhe Ohrid Lihnidos, në Radovish, aty ku kryesori do të jetë Nikolla Ivanov nga Velesi.

Ndryshe java e 21-të në Ligën e Dytë starton të shtunën me ndeshjet KF Gostivari – Slloga Vinica, ku drejtësinë do ta ndajë Done Ristovski nga Gjevgjelia, ndërsa ndeshjen tjetër të të njëjtës ditë midis Besës nga Dobërdolli dhe Bellasicës, do ta drejtojë Bllagojçe Rallevski nga Manastiri.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave, njëjtë sikurse ato të Ligës së Parë, këtë fundjavë do të startojnë në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply