
Të shtunën më 18 mars në Ohër, Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Ky takim shumë i rëndësishëm ka ndikuar edhe në ndryshimin e datës së ndeshjes derbi të Ligës së Dytë midis Voska Sport dhe Pelisterit, që duheshe të zhvillohet po të shtunën në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, njofton “infOSport.mk”.
Kështu derbi i javës së 21-të në Ligën e Dytë do të zhvillohet ditën e mërkurë (22 mars) me fillim në ora 15:00. Voska Sport pas 20 xhirove të para renditet në pozitën e dytë me 47 pikë, ndërkohë Pelisteri mban pozitën e katërt me 43 pikë.
Kujtojmë, ndeshja e parë e këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Manastir, ishte mbyllur me barazim 1:1. (infOSport.mk)