AZ Alkmaar ka treguar se jo rastësisht aktualisht është duke dominuar edhe në elitën e futbollit holandez, teksa sonte arriti të eliminojë në Ligën e Konferencës gjigandët Italian të Lacios.
Pas një fitore 2:1 në Itali, skuadra holandeze i’a doli që edhe sonte ta mposhtë skuadrën italiane me të njëjtin rezultat, pavarësisht se “lacialët” sonte të parët erdhën në avantazh falë golit të shënuar nga Anderson në minutën e 21-të.
AZ Alkmaar barazoi shifrat vetëm 7 minuta më vonë me anë të Karlsson, derisa për fitoren e holandezëve u përkujdes greku Pavlidis me golin e reallizuar në minutën e 62-të.
Më poshtë keni edhe rezultatet e ndeshjeve tjera, ku vlen të theksohet kualifikimi i Bazelit të Taulant Xhakës dhe Andi Zeiqirit, që vetëm përmes penaltive arriti të eliminojë skuadrën e Slovan Bratislava, pasi edhe ndeshja e sotme e zhvilluar në Sllovaki u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2.
Me këtë fitore, Bazeli iu hakmorrë njëherit skuadrës së Slovan Bratislava për eliminimin e vitit të kaluar po nga i njëjti kompeticion. (infOSport.mk)