Kanatllarovski zbuloi listën për kontrollueset në Antalia të Turqisë, pjesë e saj edhe Reshat Ramadani i Dinamo Kievit

Shpresat e Maqedonisë së Veriut muajin mars do ta shfrytëzojnë për të zhvilluar tre ndeshje kontrolluese në Antalia të Turqisë, që trajnerit Dragan Kanatllarovski do ti shërbejnë si parapërgatitje për ndeshjet që këtë skuadër e presin në kuadër të eliminatoreve për europianin e vitit 2024, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia U21 ndeshjen e parë do ta zhvillojë me 23 mars kundër Letonisë, dy ditë më vonë do të përballen me Finlandën, ndërsa ndeshjen e tretë dhe të fundit në tokën turke do ta zhvillojnë kundër Sllovakisë me datë 28 mars.

Seleksionuesi Kanatllarovski për këto ndeshje ka ftuar 22 futbollistë, përfshirë këtu edhe yllin e ri të Dinamo Kievit, Reshat Ramadanin, ndërsa tjerë futbollistë shqiptarë janë edhe Imran Fetai, Hamza Ramani dhe golashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë, Behar Fetai i Voska Sport. (infOSport.mk)


Lista e futbollistëve të përfaqësueses U21 të Maqedonisë:

Portierë: Marko Alçevski (Ak. Pandev), Ivan Nikoloski (Bellasica), Vasko Vasilev (Rio Ave, Portugali);

Mbrojtës: Mario Riçkov (FC Shkupi), Stefan Despotovski (Rabotniçki), Andrej Stojçevski (Zhilina, Sllovaki), Imran Fetai (Besa Dobërdoll), Reshat Ramadani (Dinamo Kiev, Ukrainë), Viktor Krstevski (KF Gostivari);

Mesfushorë: Martin Talakov (Podbrezova, Sllovaki), Ivan Nikolov (Bregallnicë), Hamza Ramani (Sileks), Dimitar Todorovski (Rabotniçki), Luka Stankovski (Gorica, Slloveni), Vane Krstevski (Ak. Pandev), Leonid Ignatov (Skopje), Metodi Maksimov (Shkendija), Behar Fetai (Voska Sport), Matej Angelov (Rabotniçki);

Sulmues: Mario Ilievski (Kisvarada, Hungari), Hristijan Maleski (Struga Trim Lum), Berat Kalkan (Kasimpasha, Turqi);


 

Leave a Reply