“Lega Serie A” ka miratuar një sistem të ri garash për Superkupën e Italisë, që do të fillojë nga viti i ardhshëm.
Deri më tani është zhvilluar vetëm një ndeshje, ajo mes kampionit dhe fituesit të Kupës së Italisë, ndërkohë sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, nga viti i ardhshëm, këtij kompeticioni do ti shtohen edhe dy skuadra, përfshirë skuadrën e vendit të dytë në Serie A dhe finalistin e Kupës së Italisë.
Gazeta italiane gjithashtu theksoi se edhe dy edicionet e ardhshme të Superkupës do të zhvillohen në Arabinë Saudite.
Finalja e Superkupës dikur ishte ndeshja e parë zyrtare e sezonit në Itali, por shpesh është luajtur në janar dhe jashtë saj, pas partneriteteve me Kinën dhe Arabinë Saudite.