Struga Trim Lum ka regjistruar një ndër fitoret më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mundur kampionët në fuqi të FC Shkupit me rezultatin 2:1 në derbi ndeshjen e javës së 22-të, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë skuadra strugane iu hakmorrë skuadrës nga Çairi për disfatën në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Shkup.
Njëjtë sikurse ndeshja e parë, kur vendosi një penalti e Alvarez, edhe takimin e së dielës në Strugë e vendosën penaltitë.
Bunjamin Shabani ishte i saktë gjatë pjesës së parë, ndërsa tek goli u rikthye edhe Besart Ibraimi, që shënoi një minutë para fundit të takimit, pas penaltisë që kishte përfituar vetë.
Në minutën e 7-të shtesë Fredy Alvarez në të njëjtën mënyrë, pasi përfitoi një penalti në zonën kundërshtare vendosi ta ekzekutojë vetë dhe nuk gaboi, duke realizuar golin e 7-të sezonal.
Me këtë gol dhe rezultatin 2:1 në favor të Struga Trim Lum u mbyll ky takim, me skuadrën strugane që në këtë mënyrë e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e parë me 42 pikë, 4 më shumë se kampionët në fuqi të FC Shkupit.
Falë fitores së sotme, por edhe renditjes përfundimtare pas 22 xhirove të para, Struga Trim Lum në xhiron e fundit të sezonit 2022/2023 do të mirëpret FC Shkupin në Strugë, ndeshje ajo që mund të vendos edhe për titullin e kampionit. (infOSport.mk)