Mohamed Salah të dielën në “Enfilld Roud” ka shkruar historinë më të re me Liverpullin.
Skuadra e Jurgen Klop turpëroi rivalin e madh, Mançester Junajtedin, duke e mundur me rezultatin e thellë 7:0.
Mohamed Sallah ishte njëri prej më të mirëve në fushë për vendasit, duke realizuar dy gola dhe dy asistime.
Me golat e shënuar në këtë përballje, sulmuesi egjiptian është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpullit, në Premierligë.
30-vjeçari tani numëron 129 gola me fanellën e skuadrës nga “Enfilld Roud” në elitën e futbollit anglez.
Sallah në këtë mënyrë theu rekordin e Robi Fauler, i cili numëronte128 gola.
More Reds history written by @MoSalah 💫 pic.twitter.com/E6WZ0IEzT2
— Liverpool FC (@LFC) March 5, 2023