Skuadra e Lokomotivës ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertën në Vinicë, duke mundur minimalisht 1:0 skuadrën e Slloga-s, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja e fundit e javës së 18-të në Ligën e Dytë, pas së cilës Lokomotiva vazhdon të mbetet jashtë zonës së rrezikut. Deçiziv në fitoren e skuadrës së Lokomotivës, rezultoi të jetë mesfushori shkupjan, Merdijan Ramadani, i cili në minutën e 13-të shënoi një super gol nga vija e 16-të metërshit.
Për Ramadanin ishte ky goli i dytë me fanellën e skuadrës së Lokomotivës, që në stinorin pranveror në Ligën e Dytë është bërë me udhëheqësi të re, me të cilët shpresojnë që të sigurojnë mbijetesën.
Pas 18-të xhirove Lokomotiva renditet në pozitën e 12-të me 17 pikë të tubuara, derisa Slloga e Vinicës me 13 pikë renditet në pozitën e 13-të.
Në mesjavë, të mërkurën Lokomotiva në kuadër të javës së 19-të në stadiumin e lagjes në Hasanbeg do të mirëpret Bellasicën. (infOSport.mk)