Granada ka marrë një fitore të rëndësishme 3:1 në transfertën kundër Burgos FC në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të në La Liga 2, kategoria e dytë e futbollit spanjoll.
Një fitore e vuajtur e ardhur me përmbysje që ka pasur për protagonistë edhe sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni, i cili ka realizuar golin e dytë për ekipin e tij dhe të 18-in në këtë sezon në kampionat.
Le ⚽️ de M. Uzuni qui donne la victoire aux siens (18ème but)
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 4, 2023
Një finalizim shumë i bukur nga 27-vjeçari shqiptar, i cili ka shtangur portierin kundërshtar me një gjuajtje të bukur afër portës pas asistit të marrë nga Molina. Ky i fundit doli të jetë edhe lojtari i ndeshjes, duke realizuar edhe dy golat tjerë për Granadan, skuadër kjo që pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë të renditjes me pikë të barabarta me vendin e dytë që mbahet nga Levante.
Që të dyja këto skuadra kanë nga 54 pikë, ndërsa në vendin e parë me 57 pikë renditet skuadra e Las Palmas.