Voska Sport në ndeshjen e javës së 18-të në Ligën e Dytë shënoi fitore 4:0 përballë skuadrës nga Kamenica, Sasa, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e udhëhequr nga strategu tetovar, Berat Imeri, edhe përkundër shiut të rrëmbyeshëm, treguan një lojë shumë të mirë, duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren.
“Fitore shumë e rëndësishme, ishim në nivelin e duhur në një teren shumë të vështirë për lojë, shkaku i kohës me shi. Mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të stërvitemi edhe më shumë, pasi në periudhën që vijon na presin ndeshje edhe më të vështira. Pikërisht në mesjavë na pret një ndeshje e tillë, ajo ndaj Besës së Dobërdollit, ashtu që duhet të përgatitemi maksimalisht për këtë ndeshje. Kam shumë respekt për kundërshtarin e rradhës” – është shprehur trajneri Berat Imer për faqen zyrtare të Voska Sport, skuadër kjo që me 43 pikë kryeson renditjen.