Pjesa e parë e takimit midis FC Shkupit dhe Akademia Pandev, që në këto momente po zhvillohet në Kërçovë ka dhuruar shumë spektakël, grindë në fsuëh dhe plotë 5 gola të shënuar, njofton “infOSport.mk”.
FC Shkupi edhe pse në një moment ndodhej në disavantazh (1:2), në fund këtë pjesë e mbylli me shifrat 3:2, duke treguar qartë se kush është kampioni këtu.
Cefas kaloi në epërsi skuadrën e Goce Sedlloskit me golin e realizuar në minutën e 12-të.
Këtij goli, ekipi mysafir i Ak.Pandev iu kundërpërgjigjë me dy gola. Fillimisht Vane Krstevski nga brendia e zonës në minutën e 27-të shënoi një super gol me të djathtën e tij, derisa mbrojtësi shqiptarë Agron Rufati në minutën e 36-të realizoi golin debutues me fanellën e skuadrës nga Strumica.
Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Mamadu Danfa në aksionin e rradhës me një goditje të fuqishme nga brendia e zonës arriti të barazoj shifrat në 2:2, derisa në minutën e tretë shtesë, algjeriani Valid Hamidi përfitoi nga një tollovi para portës kundërshtare dhe me një start rëshqitës nga afërsia arriti që të vendos topin pas shpinës së Alçevskit, për rezultat 3:2.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër që paralelisht po zhvillohet në Veles, Rabotniçki falë golit të shënuar nga Anes Rusheviç në pushim shkoi me avantazhin 1:0 përballë ekipit rival nga Shkupi, Skopje. (infOSport.mk)