Messi ka shpenzuar 210,000 euro duke blerë 35 iPhone të veshur në ari.
Të gjithë “iPhonët” do tu shpërndahen bashkëlojtarëve të tij nga skuadra e Argjentinës për titullin e kampionit të Botës në Katar të fituar vitin e kaluar.
“Ishte një nder t’i dhuroja 35 iPhone 14 ari Leo Messit për shokët dhe stafin e tij si një dhuratë për triumfin në finalen e Kupës së Botës,” ndanë mesazhin Benjamin Lyons dhe Indesign Gold në llogaritë e tyre në Instagram.
Lojtarët dhe stafi i Argjentinës që ishin në Kupën e Botës do të marrin telefonin me ari me emër të personalizuar dhe numrin e fanelës të secilit prej tyre.