Maqedonia e Veriut U-16 ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese kundër Gjeorgjisë në transfertë, njofton “infOSport.mk”.
Një barazim dhe një disfatë është epilogu i këtyre dy përballjeve të zhvilluara në Tbilisi.
Pas disfatës minimale 1:0 në ndeshjen e parë, të përzgjedhurit e trajnerit Dashmir Beari në ndeshjen e dytë të zhvilluar gjatë ditës së sotme, luajtën shumë më mirë, duke marrë një barazim 1:1, edhe pse shumë lehtë mund të ndodhte që Maqedonia U16, të arrinte edhe deri tek fitorja.
Si zakonisht, edhe sot te Maqedonia U16 me lojë të mirë u dallua një ndër talentët e Shkëndijës së Tetovës, Hisar Ali-Cali, por edhe Admir Latifi që njëherit realizoi edhe golin e barazimit.