Struga Trim Lum prezanton trajnerin Shpëtim Duro

Struga Trim Lum edhe zyrtarisht në vazhdim të sezonit do të udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Shpëtim Duro. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që gjatë ditës së djeshme, ndërsa i njëjti u prezantua sot në ambientet e klubit strugan nga ana e Drejtorit Sportiv, Besart Isaku.

Duro me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, duke u rikthyer për herë të tretë në Maqedoni për të udhëhequr një skuadër, pas dy aventurave të suksesshme që kishte patur me Shkëndijën e Tetovës.

Ndryshe, Duro së fundmi ishte pjesë e Egnatinas, ndërkohë gjatë karrierës së tij, i njëjti kishte udhëhequr skuadrat më të mira në Shqipëri, si Partizanin e Tiranës, Besën e Kavajës, Vllazninë e Shkodrës, Skënderbeun e Korçës, Flamurtarin e Vlorës, Kukësin, Laçin dhe Egnatian, ndërsa në futbollin kosovar kishte udhëhequr Dritën e Gjilanit.

Leave a Reply