Shpëtim Duro sot edhe zyrtarisht morri timonin e Struga Trim Lum. Pasi i njëjti u prezantua nga drejtori sportiv Besart Isaku, pasdite zbriti në fushën e Ladorishtës për të stërvitur skuadrën, raporton “infOSport.mk”.
Ai fillimisht u njoh me lojtarët, që më pas të zhvillojë edhe stërvitjen e parë. Nga ajo që vërejtëm, stafi i Duros mbetet thuajse i njëjti, teksa të njëjtit i bashkohet Meriton Gega, i cili do të luaj rolin e asistentit të parë.
Duro me Struga Trim Lum ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë. Ai në postin e trajnerit zëvendësoi Srgjan Zaharievskin, me të cilin skuadra strugane arriti të mbajë pozitën e parë edhe pas dy xhirove të para në stinorin pranveror, përkundër faktit se kjo skuadër nuk arriti asnjë fitore.
Pikërisht kjo ishte edhe një ndër arsyet për ndërprerjen e bashkëpunimit, ndërsa besohet se me profesori Shpëtim Duron, Struga Trim Lum do të arrijë objektivat e këtij sezoni, e që pa dyshimse janë shumë të mëdha. (infOSport.mk)