Struga Trim Lum tashmë ka zgjidhur çështjen e trajnerit, e prezantojnë nesër!

Struga Trim Lum pas gati dy viteve i dha fund bashkëpunimit me trajnerin Srgjan Zaharievski, ndërsa informacione të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se drejtimin e skuadrës kryesuese në elitën e futbollit vendor, për herë të parë do ta marrë një trajner nga jashtë Maqedonisë.

Fjala është për Shpëtim Duron, strategun 63-vjeçar nga Tirana, i cili së fundmi udhëhiqte skuadrën e Egnatias, ndërsa i njëjti pritet që të prezantohet nesër gjatë ditës nga ana e drejtuesve të skuadrës strugane.

Ndryshe do të jetë kjo hera e tretë që Duro do të punoj në futbollin vendor, pasi në dy raste i njëjti kishte udhëhequr Shkëndijën e Tetovës.

Gjatë karrierës së tij, Duro ka drejtuar ndër skuadrat më të mira në Shqipëri, si Partizanin e Tiranës, Besën e Kavajës, Vllazninë e Shkodrës, Skënderbeun e Korçës, Flamurtarin e Vlorës, Kukësin, Laçin dhe Egnatian, ndërsa në futbollin kosovar kishte udhëhequr Dritën e Gjilanit, aty ku si ndihmës kishte patur Ardianin Nuhiun, një emër tjetër potencial për tu ulur në bankinën e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply