Dritan Mehmeti është zyrtarisht trajneri i ri i Dinamos. 43-vjeçari ka zëvendësuar të larguarin Nevil Dede, i cili e mbylli me marrëveshje aventurën e tij me “blutë” nga kryeqendra shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
Ky është një rikthim për Mehmetin te “Nëndetësja”, pasi më parë ka qenë pjesë e klubit si lojtar dhe si trajner, ku ka drejtuar madje edhe grupmoshat e reja.
Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti, Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë “dinamovite” për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit.
Dinamo e Tiranës nuk po kalonte momente të mira me Deden në krye, pasi në tre ndeshjet e fundit kishin marrë vetëm një pikë, edhe atë kundër rivalit për vendin e parë, Skënderbeut, derisa në dy ndeshjet e fundit kishin pësuar disfata minimale 1:0 përballë Burrelit, gjegjësisht Timorit nga Berati.
Mehmeti, së fundmi drejtonte skuadrën e Partizanit të Tiranës, ndërsa gjithashtu kishte drejtuar edhe Korabin dhe Dinamon, te e cila skuadër si trajner rikthehet pas plotë 8 viteve. (infOSport.mk)