Dy futbollistë të rinj, Antonio Kopiq dhe Davor Deliq, nga Bosnja e Hercegovina, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku, që kishte ndodhur të dielën në mëngjes.
Këtë lajm shumë të hidhur edhe kishin konfirmuar edhe nga klubi i tyre NK 19.Srpanj Oštra Luka, në adresë të së cilës skuadër kishin arritur shumë mesazhe ngushëlluese:
“Trishtim i madh goditi Ostra Lukën tonë këtë mëngjes. Sot herët në mëngjes morëm lajmin se dy të rinjtë tanë, Antonio Kopiq dhe Davor Deliq, kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Ngushëllime të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë miqtë dhe për të gjithë ne nga Ostra Luka”.