Janë mbyllur ndeshjet e javës së 20-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën skuadra strugane vazhdon të mbajë kreun e tabelës së klasifikimit, pavarësisht dy barazimeve të njëpasnjëshme në ndeshjet e stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Kjo edhe për faktin se FC Shkupi, sot në transfertën në Kratovë pësoi disfatë 2:1 nga Sileksi, duke mos arritur që të rrëmbejë kreun e tabelës.
Sileksi avansoi me eurogolin e Milosavljeviç në minutën e katërt, ndërkohë një gabim të mbrojtësit Diene në minutën e 30-të, e shfrytëzoi ish sulmuesi i FC Shkupit, Marko Gjorgjievski, që në ato momente shënoi për rezultat 2:0. Golin e vetëm për skuadrën shkupjane Danfa e realizoi në minutën e 57-të.
Shkëndija edhe përkundër dominimit të plotë që kishte përballë Pobedës, në fund duheshe të mjaftohet me golin e Eraldo Çinarit (61’).
Një gol i mjaftoi edhe Bregallnicës në transfertën në Shkup përballë Rabotniçkit, derisa ndeshja tjetër e zhvilluar në kryeqendrën tonë midis Skopjes dhe Tikveshit u mbyll me barazim pa gola.
Kujtojmë, me barazim pa gola u mbyll edhe takimi i parë i kësaj xhiroje i zhvilluar dje në Strugë, midis nikoqirëve të Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj.P. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 20 |
|||||||||||||||
|