
Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet për skandalin e trukimeve në Superligën e Kosovës.
Në mediat franceze u raportuan se të paktën katër ndeshje të futbollit të Kosovës dyshohet se janë trukuar dhe ato përfshinë ekipin Llapi si protagonist të kësaj situate.
Si pasojë janë arrestuar 9 persona në Francë, përfshirë këtu katër nga Kosova të cilët akuzohen se kanë lëvizur kuotat në mënyrë të dyshimtë, në hetimet që janë bërë në 12 muajt e fundit.
Ekipi i Llapit përmes një konference për mediat deklaroi se është i pafajshëm dhe se nuk është përfshirë në këtë skandal.
Ata akuzohen se përfituan financiarisht nga trukimet e ndeshjeve në Francë dhe në Kosovë, ndërsa në akuzë përfshihet kryesia e klubit, stafi teknik dhe disa lojtarë.