Shorti i Liga Europës, sërish kundërshtarë spanjoll për Junajtedin, Arsenali i Xhakës peshkon kundërshtarë portugez

Është hedhur shorti për ndeshjet e 1/8 së finales në Liga Europa, aty ku skuadra e Mançester Junajtedit, sërish do të luaj ndaj një skuadre spanjolle, siç është ajo e Real Betis, shkruan “infOSport.mk”.

Juventusi do të ketë përballë Frajburgun gjerman, Arsenali i Granit Xhakës do të ketë një transfertë në Portugali përballë Sportingut të Lisbonës ndeshjen e parë, me ekipin e Artetës që duket favorit.

Një short i fortë për Romën e Murinjos dhe Kumbullës që do të kenë përballë Real Sociedadin.

Në sfidat e tjera, Union Berlin pret Rojal Union Sent Zhillois, Sevilja do të ndeshet me gjigandët turq të Fenerbahçes, Leverkuseni që eliminoi Monakon do të luaj me Ferencvaroshin, ndërkohë Shakhtari do të luajë me Fejnordin.

Leave a Reply