Ndeshja miqësore mes ekipeve turke të Koxhaelisporit dhe Sakarjasporit, që kishte për qëllim për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme, degjeneroi në përleshje të dhunshme mes tifozëve në tribunat e stadiumit.
Një tifoz hyri në fushë nga tribuna ku qëndronin mbështetësit e Sakarjasporit dhe vrapoi më pas në drejtim të tifozëve kundërshtarë, duke nisur përleshjen.
Forcat e sigurisë ndërhynë shpejtë, duke arrestuar me dhjetëra tifozë.