Një episod shumë tronditës ka ndodhur gjatë natës së klauar, e që ka të bëjë me trajnerin e njohur Italian, Antonio Calabro.
Mediat italiane raportojnë se trajneri i Virtus Francavilla u zgjua nga zhurma e dy të shtënave, që goditën makinën e tij të parkuar poshtë shtëpisë.
Trajneri pulian raportohet se ka bërë një ankesë ndaj personave të panjohur te karabinierët, ndërsa ende nuk bëhet me dije ndonjë pistë dyshimi.