Një tjetër lajm tragjik na vjen nga Turqia, dy javë pas tërmetit që shkatërroi vendin dhe shkaktoi mbi 45 mijë të vdekur.
Në orët e fundit është konfirmuar vdekja e Taner Savut, drejtorit sportiv të Hatayspor, i cili jetonte në të njëjtën ndërtesë me futbollistin e kësaj skuadre, Kristian Atsu.
Siç raportohet nga shtypi vendas, trupi i Savut fillimisht u ngatërrua me atë të një personi me origjinë nga Adana.
Familja e këtij të fundit ia komunikoi “gabimin” autoriteteve, të cilët më pas bënë testin e ADN-së me vëllanë e Taner Savut.