KF Llapi i Tahir Batatinës ka bërë një super goditje në merkato, duke angazhuar ish futbollistin e Rabotniçkit dhe njëherit përfaqësuees së Kosovës, Suad Sahitin.
28-vjeçari me skuadrën nga Podujeva ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, ndërsa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i KF Llapit në faqen e tyre zyrtare në “facebook”.
“Ish-reprezentuesi i Kosovës, Suad Sahiti nënshkruan për 1 vit e gjysmë me Llapin. Klubi futbollistik Llapi njofton se Suad Sahiti është përforcimi më i ri i Llapit. 28-vjeçari ka firmosur sot kontratën që e mban lidhur me klubin deri në verën e vitit 2024”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar të klubit kosovar, që do të jetë klubi i tij i 10 në karrierë, pas Hajvalisë, Rabotniçkit (Maqedoni e Veriut), Skënderbeut (Shqipëri), AE Larisa (Greqi), Septemvri Sofje (Bullgari), Wisla Plok (Poloni), Zrinjski Mostar (B e H) dhe Shibenik (Kroaci).
28-vjeçari Sahiti, në këtë mënyrë rikthehet në futbollin Kosovar pas gati 9 vitesh. (infOSport.mk)