Kampionët e vjeshtës, Struga Trim Lum, sot rikthehen në aksion për të vazhduar rrugëtimin e tyre të suksesit edhe në pranverë. Stacioni i parë për skuadrën strugane është Kavadari, aty ku skuadra e trajnerit Zaharievski do të përballet me ekipin vendas të Tikveshit.
Strategu i ekipit strugan tashmë ka vendosur se me cilët futbollistë do të zbret në fushë, duke u vendosur për Vedran Qoshevskin në portë, ndërsa treshja mbrojtëse përbëhet nga Neziri-Radiç-Krivanjeva, në mesfushë do luajnë Maliqi dhe Merxhani në krahë si dhe Bojku dhe Ukpa në qendër, ndërsa vija sulmuese përbëhet nga Ibraimi, i cili do të ketë ndihmën e Muharemit dhe Shabanit nga krahët.