Ndeshja e sotme midis FC Shkupit dhe Shkëndijës që do të zhvillohet në Kërçovë për shkak pezullimit të stadiumit në Çair, është e 26-ta mes këtyre dy skuadrave në historinë më të re, njofton “infOSport.mk”.
12 fitore për Shkëndijën, 3 për FC Shkupin dhe plotë 10 barazime është epilogu i ndeshjeve të deritanishme, përfshirë këtu 7 barazimet e njëpasnjëshme që datojnë që nga viti 2020.
Fitoren e fundit në dulet mes këtyre dy skuadrave e kishte regjistruar Shkëndija, kur në Tetovë me datë 01 dhjetor “kuqezinjtë” kishin shënuar fitore 4:0, falë “dopietave” të realizuara nga Besart Ibraimi dhe Stenio Zhunior.
Që nga atëherë këto dy skuadra dinë vetëm për barazime, ashtu që me plotë të drejtë derbi i sotëm mund të quhet si derbi i barazimeve. (infOSport.mk)