Valmir Nafiu shkëlqen në gjeneralen ndaj FK Spišská Nová Ves, shënon “hat-trik”

Valmir Nafiu, i cili para disa ditëve edhe zyrtarisht iu bashkua skuadrës sllovake të FK Koshice në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës, ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të katërt me skuadrën e tij të re, duke shënuar “hat-trik” në ndeshjen gjenerale përballë  skuadrës së FK Spišská Nová Ves, njofton “infOSport.mk”.

Nafiu shkëlqeu në këtë ndeshje, në të cilën Koshice shënoi fitore 6:0. Nafiu luajti titullarë në këtë ndeshje, duke realizuar një gol gjatë 45 minutëshit të parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, duke dëshmuar se bëhet fjalë për një futbollistë mjaft cilësor, i cili nuhat mirë golin.

Me këtë “tripletë”, Nafiu vetëm se ka dhënë sinjalin tek trajneri Anton Soltis, i cili mund të llogarisë në shërbimet e shqiptarit që në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, që Koshice do ta zhvillojë me 25 shkurt kundër skuadrës së Pohronie.

Kujtojmë Nafiu nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Osmani për stinorin pranveror, ndërsa pasi nuk pati ndonjë ofertë konkrete për blerjen e kartonit të tij, drejtuesit e Shkëndijës, vendosën që ta huazojnë atë deri në fund të sezonit te skuadra sllovale e Koshice, që aktualisht renditet në pozitën e dytë në Ligën e Dytë me 33 pikë, 3 më pak se skuadra e parë në renditje, Preshov. Pikërisht këto dy skuadra shihen edhe si skuadrat pretendente për inkuadim në elitën e futbollit sllovak. (infOSport.mk)

Leave a Reply