Prishtina sot në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës ishte mysafire e Ferizajit. Para fillimit të këtij takimi, kur skuadrat bëjnë edhe fotot e zakonshme në grup, futbollistët prishtinas me gjestin e tyre morrën gjithë vëmendjen e tifozëve, duke bërë një foto pak më ndryshe.
Në shenjë proteste ndaj arbitrit Mentor Ajeti, i cili javën që shkoi pranoi një gol të parregullt të Dukagjinit ndaj Prishtinës, në fotografinë e sotme futbollistët prishtinas shihen si se disa kanë mbyllur gojën, disa sytë e disa veshët.
Ishte kjo mënyra e tyre e protestës ndaj dëmtimit që ju bë në ndeshjen Dukagjini – Prishtina, të cilën në fund skuadra e Ismet Munishit e humbi me rezultat minimal 1:0. (infOSport.mk)