Ish sulmuesi i Shkëndijës, Rubin Hebaj, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Teutës në Superligën shqiptare, karrierën e tij do ta vazhdojë në Uzbekistan te skuadra e Andijan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një “Insta-story”, në foton ku shfaqet me fanellën e skuadrës së tij të re.
Sulmuesi shkodran me ekipin e Andijan ka firmosur kontratë 2-veçare, ndërsa i njëjti beson se me skuadrën e tij të re në fund do i’a arrijnë qëllimit që të sigurojnë mbijetesën.
Skuadra e Andijan aktualisht konkurron në Superligën e Uzbekistanit, ndërsa pas 26 javëve kampionat renditet në pozitën e 13-të nga gjithsej 14 skuadra konkurruese.
Kujtojmë, Hebaj pjesë e Shkëndijës ishte në sezonin 2021/2022, duke u paraqitur në 29 ndeshje, ku kishte arritur të regjistrojë 4 gola dhe 5 asistime. (infOSport.mk)