Përveç Feratit, Pobeda transferon edhe një tjetër futbollistë nga rradhët e FC Shkupit

Pobeda është pa dyshim një ndër skuadrat më aktive në merkato, teksa ka arritur të transferojë (huazojë) plotë 12 futbollistë të rinj, përfshirë këtu edhe dy futbollistët e rinj nga rradhët e FC Shkupit.

Siç mëson “infOSport.mk”, përveç Besnik Feratit, i cili do luaj në formë huazimi deri në fund të sezonit, skuadrës së Pobedës nga rradhët e FC Shkupit, i është bashkuar edhe Sufjan Çajani. Bëhet fjalë për një futbollistë 18-vjeçar, i cili aktualisht mbron edhe ngjyrat e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, ndërsa në të kaluarën kishte qenë pjesë edhe e ekipit U18, për të cilët kishte zhvilluar dy ndeshje.

Çajani luan në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku stinorin vjeshtorë te Pobeda lunate Agon Hani, ndërsa transferimi i tij ka gëzuar edhe trajnerin Bllagojçe Damevski, i cili beson shumë te ky futbollistë i talentuar, i cili me FC Shkupin në Ligën e Parë kishte debutuar me 9 nëntor të vitit të kaluar në ndeshjen kundër Rabotniçkit, kur ende nuk kishte mbushur të 18-tat.

Kujtojmë, Pobeda gjatë këtij afati kalimtarë përveç dyshes Ferati-Çajani nga rradhët e FC Shkupit, ka arritur të transferojë edhe këta futbollistë, Armend Aliu (KF Arsimi), Vane Jovanov (Sasa), Vlladimir Dujovski (Sasa), Oliver Stoimenovski (Makedonija GJ.P), Luka Trajkovski (Borec), Andrej Kudijan (Kozhuv),  Kerim Delen (Botkirka – Suedi), Vasilije Delibashiq (OFK Beograd – Serbi), Miodrag Petkoviq (Krushevac – Serbi)  dhe Saleem Favahri (Mazra – Izrael)

Pobeda luftën për mbijetesë në elitën e futbollit vendor do ta nis të dielën me ndeshjen kundër Rabotniçkit në shtëpi. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply