Një mrrekulli ka ndodhur në Kahramanmaras, aty ku forcat shpëtimtare turke kanë arritur që të shpëtojnë 16-vjeçarin Kamilcan, i cili u nxorrë i gjallë nga rrënojat 119 orë pas tërmetit shkatërrues që kishte goditur Turqinë dhe një pjesë të Sirise.
Në momentin kur u nxor nga rrënojat e ndërtesës ku banonte, Kamilcan kishte të veshur bluzën e klubit të tij të preferuar të futbollit, Fenerbahçe, skuadër kjo që të nesërmen kishte për të zhvilluar ndeshjen e javës së 22-të në kuadër të Superligës turke.
Bu gece, 119. saatte gözlerimizde yaş, mucizelere bir kez daha inandık biz!
Daha gidilecek çok maçımız var, seni bekliyoruz Kamilcan 🙏 pic.twitter.com/TnxB8GUuCP
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 11, 2023
Imazhet që u publikuan, qarkulluan nëpër rrjetet sociale nëpër Turqi duke tërhequr edhe vëmendjen e ekipit.
“Sonte, në orën e 119-të, kemi lot në sy, ne pamë mrekulli edhe një herë! Kemi ende shumë ndeshje në vijim, po të presim Kamilcan”, ka shkruar klubi i futbollit në dedikim për adoleshentin, raportoi “Cumhuriyet”.
Tërmetet në Turqi dhe Siri kanë shkaktuar katastrofë në të dyja vendet. Në Turqi 10 provinca janë prekur rëndë. Pesë ditë pas tërmeteve, janë regjistruar mbi 24,000 viktima në të dyja vendet.